Bektashinjtë kremtojnë ditën e sotme festën e Sulltan Novruzit. Kryegjyshi Dede Edmond Brahimaj është duke përcjellë si çdo vit mesazhin nga Kryegjyshata Botërore. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë përkujtimore e Imam Aliut, Baba Mondi u shpreh se pandemia nuk i ka penguar besimtarët që të jenë me shpirt të bashkuar.
Ashtu siç u njoftua edhe ditën e djeshme, mesazhi i kryegjyshit është duke u përcjellë në ambiente të hapura për të respektuar rregullat anti-covid.
Besimtarët bektashinjë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit. Kjo ditë përkon me lindjen e Imam Aliut në Qabe dhe simbolizon po ashtu lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës. Me këtë rast besimtarët shprehin urimet më të mira për njëri-tjetrin. sb/abcnews.al/