Ajo është bërë nënë për herë të parë, dhe mami e një vajze. Po flasim për Kejdi Mehmetaj e cila ishte e ftuar sot në Abc e Pasdites me Ermal Peçin ku ndau emocionet që e kanë shoqëruar gjatë pritjes së ëmbël dhe momentet e bukura tashmë që vajza është vetëm në dy muajt e parë.
Kejdi tha se e ka mësuar që ishte shtatzënë gjatë fushatës në muajin prill, madje tregoi se hera herës konsumonte ndonjë ushqim apo pije që banorët i nxirrnin sikurse ishte dhe rakia. Lajmin e ardhjes në jetë të Lurës e bëri publike Monika Kryemadhi, ndërkohë që Kejdi pohoi se “me thënë drejtën në ato ditët e para s’më shkoi mendja fare të shpërndarja ndonjë lajm. Ishim në një aktivitet, Lura ishte vetëm 3 javë dhe Monika tha pse të mos e ndajmë këtë lajm. Patjetër i thashë”.
Ajo shtoi se tashmë rutina e saj ka ndryshuar, proçesi i lindjes nuk shkoi siç e kishte parashikuar sepse nuk ishte shumë i vështirë por dhe nuk ishte i lehtë. Ajo që e ka habitur ndjenja e përgjegjësisë dhe beson që e kanë kaluar të gjitha nënat.
“E ka shijuar lajmin, blerjet i ka bërë muajt e fundit fare, por mori informacion, për rritjen si lahet si ushqehet si trajtohet”.
Ermali e pyet për ndarjen e detyrave mes saj dhe parnerit, e nëse ka nisur “beteja” e tyre se kujt i ngjan vajza. Kejdi tha se janë rakorduar me njeri-tjetrin, ndërsa “Lura i ngjan totalisht babit të vet”.
Ermali e pyet nëse është pengesë ardhja e një fëmije në jetën profesionale të një çifti. Mehmetaj theksoi se kjo nuk është aspak pengesë. Ndërkohë humbjen në fushatën e fundit nuk e përjetoi shumë mirë dhe për pasojë analizoi të gjithë faktorët që ndikuan në të, e kishte arritur në përfundimin që duhet punuar pak më shumë. “Ishte shumë e vështirë sepse unë nuk e kisha menduar këtë rezultat. Kuptohet disa gjëra nuk shkuan mirë, u mërzita shumë jo nga humbja por u zhgënjeva”./abcnews.al