Bejleri: Futbolli si buka për shkodranët, ëndërr ta shihja Vllazninë këtu

schedule23:19 - 15 Shkurt, 2021

schedule 23:19 - 15 Shkurt, 2021

Sidrit Bejleri, këngëtari i njohur shkodran, i jep ngjyra të tjera emisionit Pressing në ABC. Ecuria e Vllaznisë këtë sezon e ka frymëzuar atë që të bëjë edhe një këngë, që pritet të publikohet së shpejti.

Ëndërr e madhe për ta parë Vllazninë këtu ku është. Dua të jem me këmbë në tokë, nuk mund të them që Vllaznia do të dalë kampionë, dua të festoj në fund jo tani. Nëse të heqin karrigen, koklavitet situata.

Pikët totalisht janë të merituara. Ekipi ka gjithë këto javë që kryeson, nga ana psikologjike edhe mund të lodhesh duke kryesuar. Partizani synon për ta mundë, Laçi po ashtu, edhe Teuta. Të gjithë presin rrëshqitjen e këmbës së Vllaznisë.

Ermali (Tahiri) me një bojë rregullon shumë gjëra, unë nuk kam çfarë lyej. Parashikoni vetë se çfarë ëndrre ka parë një djalosh i ri me Vllazninë e viteve ’80. Respekt për Brdaric, por, jo për të shitur mend, ne shkodranët i biem pak gjoksit pas vlonjatëve, e kemi si bukën futbollin.

Vllaznia ka luajtur gjithmonë futboll të bukur dhe ka lejuar të luajnë edhe kundërshtarët. Edhe në ekipet e moshave kanë dalë shumë herë kampionë te Vllaznia.

Shkodra është qytet që jeton me futbollin, e kanë prioritet. Nuk mund të them që e kemi si fe, por është një ndjesi fantastike që ekipi është ku është sot“, deklaron Bejleri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!