“Bëje zërin të dëgjohet”, Dua Lipa bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje

schedule08:20 - 20 Janar, 2021

schedule 08:20 - 20 Janar, 2021

Dua Lipa iu bën thirrje shqiptarëve të Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votojnë në zgjedhjet e 14 Shkurtit. Në Instagram,  këngëtarja me origjinë shqiptare ka shpërndarë postimin e të atit të saj, Dukagjinit, përmes së cilit ka ftuar ndjekësit të marrin pjesë në zgjedhje.

Bëj që zëri yt të dëgjohet. Mund të votoni prej kudo që jeni”, thuhet në postim. Ndërkohë, i ati i saj bëri thirrje një ditë më parë për pjesëmarrje në votime, ku shkruante se “Të qenit larg shtëpisë sonë nuk na ndalon të përdorim zërat tanë dhe të formojmë të ardhmen e vendit tonë. Unë kam votuar dhe kështu mund të jesh edhe ti./abcnews.al