Bëhuni gati për temperatura deri në 32°C, si parashikohet moti për sot

schedule07:14 - 22 Maj, 2022

schedule 07:14 - 22 Maj, 2022

Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuasje në të gjithë terrritorin, përjashtuar zonat malore ku në ekstremin verior të vendit  pritet zhviilim i vranësirave duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë  në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor -veriperëndimore, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante. Po-ashtu nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta paraqitet rajoni i Mesdheut ndërsa Europa Lindore dhe rajoni i Balltikut karakterizohen nga vranësira dhe reshje shiu. Gjithashtu; rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere do të ketë një pjesë e Europës qendrore.

Republika e Kosovës

Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasojë: kthjellimet do të jënë dominuese gjatë gjithë paradites por orët e pasdites do të sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin e kosovës, më të theksuara në ekstremin verior por mundësira për reshje është thuajse zero.

Maqedonia e Veriut

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta karakterizojnë kushtet atmosferike në të gjithë MV deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjith MV por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

 /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!