Një premtim i bërë nga Behar Gjoka në 450 vjetorin e Pjetër Budit, tashmë bëhet realitet.
Gjoka thotë se tashmë ka ardhur koha që autorëve shqiptarë ti njihen vlerat e mirëfillta letrare dhe mos të lexohen vetëm si përkthyes.
“Proza është meritë e Budit. Përfshihen të gjitha parathëniet dhe mbasthëniet e të tre librave. Nuk duhet të themi më se Budi ishte përkthyes dhe përshtatës, por Budi është poet”, u shpreh Gjoka.
Gjoka në bashkëpunim me studiuesin Anton Nikë Berishën, botojnë për herë të parë prozën e Pjetër Budit , të lexueshmë për të gjithë. Gjoka thotë se ka ardhur koha që autorët e hershëm të mos njihen vetëm në rrafsh gjuhësor, por edhe atë letrar.
“Duhet të hiqet dorë nga ideja që Budi është përkthyes dhe përshtatës. Ai është poet, është prozator, dhe është një shanc që ne të kuptojmë që periudha e parë e letrave shqipe është fakt letrar”, u shpreh ai.
Këto tekste janë transliteruar nga albnologu danez, Gurnar Zvager i cili është marrë gjatë me tekstet e Pjetër Budit thekson studiuesi.
“Falë albanologut danez, Zvarger ne kemi një shanc për ta kuptuar më mirë Pjetër Budin. Është e domosdoshme që me lexuesin të komunikojmë lirshëm pa pengime”, tha më tej ai.
Behar Gjoka pranon se edhe gjatë punës 4 vjeçare të kësaj vepre ka patur debate.
“Letërsi Mesjetare Arbnorë, deri tani për të është thënë Letërsi e Vjetër e cila nuk tregon shumë. Arbnorët patën vlera shpirtërore sepse Letërsia Mejsetare Arbonre na vuri në kontakt me perëndimin”, shpjegoi Gjoka.
Vepra është konceptuar e ndarë në dy pjesë përmes teksteve të Budit dhe sugjerimit se si duhet lexuar proza e tij në rrafshe.
Në këtë botim “Proza” e Pjetër Budit përfshin parathëniet dhe mbasthëniet, testamentin poetik marrë nga librat “Doktrina e Krishtenë” (1618), “Pasqyra e t’rrëfyemit” (1621) dhe rituali roman ( 1621) dhe letra nisur cardinal Gocadinit, të gjitha këto krijojnë mundësisnë e leximit të ri dhe të studimeve të ndryshme të këtyre teksteve./abcnews.al