Behar Gjoka: Mitrush Kuteli, magjia e leximit të shumë brezave dhe pa kohë

schedule16:26 - 12 Maj, 2022

schedule 16:26 - 12 Maj, 2022

Nga Leontina Nika

Me emrin e pendës së Mitrush Kuteli zë fill proza moderne shqipe. Kontributi i tij shumëdimensional nderohet nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë , në 55 vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit , përkthyesit dhe kritikut letrar dhe ekonomistit. Studiuesi i veprës së tij Behar Gjoka thotë se magjia e Kutelit është e pa kohë dhe i drejtohet shumë brezave.

“Kuteli është nga ata shkrimtar që i jep shansin të gjitha moshave të lexuesve. Te ai kemi poetin, prozatorin , përkthyesin , kritikun , ekonomistin, kemi atdhetarin. Shumë përmast e trashëguara në librat e tij u jep mundësinë çdo lexuesi të kthehet dhe të zbuloj veçanti.”

Testamenti i tij shkrimor u shënua deri në vitin 1944, në diktaturë filli i krijmtarisë iu këput nga sistemi, për t’i hap shteg përkthimit.

Gjoka thotë se duhet të zhvishemi nga petkat e inferioritetit, dhe heshtja ndaj njohjes së vlerave, sipas tij fillesat e realizmit magjik nisin me pendën e shkrimtarit shqiptar.

“Edhe tani që shkrimtari është në amshim e kemi të vështirë të  flasim për vlerat, shpesh preferojmë të heshtim.  Sipas gjykimit tim ‘Vjeshta e Xheladin Beut’ shkruar ne 1925  shënon edhe fillesat e realizmit magjik. Duhet të zhvishemi nga shenja e inferioritetit, padyshim që mjeshtëri kësaj rryme është Gabriel Garsia Markez.”

Ekspozita homazh ndërton rrugëtimin e veprës së Mitrush Kutelit, e cila zë fill që në fundin e viteve 20 në gazetën “Shqipëria e re “.  Nga mjeshtëria e përkthimit të tij kanë fol shqip autorët e letërsisë botërore klasike dhe bashkëkohore si Gorki, Gogol, Pushkini, Turgenievi, Eluar apo Neruda. /abcnews.al/