Begaj viziton trupat ne KFOR: Misioni i NATO-s në Kosovë, histori suksesi

schedule12:12 - 18 Shkurt, 2025

schedule 12:12 - 18 Shkurt, 2025

I pranishëm në komandën e KFOR në Prishtinë, presidenti Bajram Begaj, në cilësinë edhe të Komandatit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, u takua me trupat shqiptarë të cilët shërbejnë në misionin e NATO-s në Kfor.

Ai u prit nga gjenerali major Enrico Barduanin, komandati i Kfor, me të cilin diskutoi mbi sfidat e sigurisë me të cilat po përballet Kosova, duke marrë parasysh edhe incidentet në veri. Ai vlerësoi praninë e KFOR në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Kosovë por në të gjithë Ballkanin.

Gjatë qëndrimit në Komandën e KFOR, presidenti Begaj shprehu mbështetjen e Shqipërisë ndaj NATO-s dhe misionit të KFOR-it, të cilin e cilësoi si “histori suksesi”, si edhe gatishmërinë e Shqipërisë për të rritur numrin e trupave nëse do të jetë e nevojshme.

Shqipëria ka në shërbim të KFOR-it numrin më të madh të efektivëve që marrin pjesë në misionet ndërkombëtare jashtë vendit. Gjatë takimit me ushtarakët shqiptarë, kreu I shtetit, vlerësoi shërbimin e tyre të cilin e konsideron të një rëndësie kombëtare, që krahas kontributit në Nato, më së shumti I shërben sigurisë së Kosovës.

Sipas presidentit Bajram Begaj, përmisimet ligjore, dëshmojnë edhe mbështetjen në rritje të institucioneve në forcat e armatosura.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!