Begaj takohet me Wisner: Mbështetja e SHBA, thelbësore në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

schedule11:38 - 29 Gusht, 2023

schedule 11:38 - 29 Gusht, 2023

Presidenti Bajram Begaj priti këtë të martë në një takim të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner. Presidenca njofton se gjatë takimit, kreu i shtetit rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Begaj theksoi gjithashtu rolin kyç të SHBA-së në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Në këtë kuadër, Presidenti Begaj e konsideroi thelbësore mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!