Sondazh

 

Begaj pret presidenten e Moldavisë: Diskutuam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe

schedule10:25 - 17 Maj, 2025

schedule 10:25 - 17 Maj, 2025

Tiranë- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Presidenten e Republikës së Moldavisë, Sh. S. Znj. Maia Sandu, të cilën e uroi për rizgjedhjen e saj.

Begaj ritheksoi se Shqipëria është në mbështetje të popullit të Moldavisë, i cili vazhdon të luftojë për demokraci, begati dhe të ardhmen e tij në Evropë në këto kohë sfidash që vijnë nga agresioni Rus ndaj Ukrainës.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, duke theksuar nevojën për intensifikimin e dialogut politik përmes shkëmbimeve të vizitave në nivel të lartë.



Presidenti Begaj shprehu, gjithashtu, interesin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe me fokus zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, turizmit dhe në fushën kulturore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!