Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Begaj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut: Të lihen pas retorikat nacionaliste, të ndërtojmë një të ardhme më të qetë për rajonin

schedule16:24 - 27 Shkurt, 2026

schedule 16:24 - 27 Shkurt, 2026

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij në Parlamentin e Maqedonisë Veriut u shpreh se vendet e rajonit duhet të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre në disa fusha.

Begaj deklaroi se çështjet e hapura me fqinjët dhe retorikat nacionaliste ndikojnë drejtpërdrejt në klimën e besimit mes vendeve dhe të gjithë aktorët duhet të punojnë ngushtë në tejkalimin e sfidave.

Presidenti theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dhe do të mbeten fqinj, ndaj sipas tij është e domosdoshme të thellohet bashkëpunimi ekonomik dhe të shtohen investimet në infrastrukturë, arsim dhe kulturë.



Ai bëri thirrje për krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë, në mënyrë që ata ta ndërtojnë të ardhmen në vendet e tyre.

“Çështje e hapura me fqinjët, retoriket nacionaliste, të gjitha ndikojnë në klimën e besimit. Edhe shqiptarët dhe maqedonasit e dinë shprehjen: në Ballkan prodhohet më shumë politikë se sa konsumohet.

Ne kemi detyrimit që të ardhmen ta bëjmë më të qetë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dhe do mbeten fqinj. Të thellojmë bashkëpunimin ekonomik, të investojnë në infrastrukturë, arsim dhe kulturë.

Të krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë, që të krijojnë të aradhen këtu, në vendet tona. Ne kemi provuar se dimë të qëndrojmë së bashku në kohë të vështira”,  u shpreh Begaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!