Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Begaj në konferencë me Presidenten maqedonase: Marrëdhëniet mes dy vendeve, shembull i bashkëpunimit rajonal

schedule12:34 - 27 Shkurt, 2026

schedule 12:34 - 27 Shkurt, 2026

“Marrëdhëniet mes vendeve tona janë shembull i bashkëpunimit rajonal” kështu u shpreh në konferencën e përbashkët me homologen maqedonase, Presidenti i Republikës Bajram Begaj

“Është kënaqësi dhe nder të takohemi së bashku. Faleminderit për ftesën, mikpritje dhe bisedën e ngrohtë dhe miqësore. Ne takohemi shpesh dhe për shumicën e gjërave biem dakord, ashtu sic duhet të ndodhë mes dy vendeve fqinj.

Vlerësuam marrëdhëniet shumë të mira, miqësore dhe intensive mes dy vendeve dhe përkushtimin e përbashkët.



Marrëdhëniet mes vendeve tona janë shembull i bashkëpunimit rajonal të vendosur për ta cuar më tej këtë bashkëpunim. Folëm edhe për marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive tona. Bashkëpunimi ekonomik është I rëndësishëm. Për ne për Shqipërinë vendi juaj konsiderohet partner i rëndësishëm ekonomik, por gjithmonë ka vend për më shumë.

Afërsia nuk është vetëm gjeografike është e përditshme, gjendet te studentët, turistët, sipërmarrësit duhet të thellojmë më tepër këtë bashkëpunim, të krijojmë sinergji të reja. Korridori VIII është simbol I kësaj epoke të re bashkëpunimi. Nuk është vetëm rrugë transporti por energjitik, hekurudhor dhe rrugor” tha Begaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!