Himara, zgjedhje në sezon/ Çështja Beleri “zgjidhet” në pak orë

schedule16:13 - 5 Korrik, 2024

schedule 16:13 - 5 Korrik, 2024

Vëmendja për daljen nga qelia të Fredi Belerit u zbeh Brenda disa orësh. Njohja nga afër me vendimin për shpalljen të pavlefshëm të mandatit të tij, vuri në lëvizje Këshillin e Ministrave dhe Presidencën për të dekretuar një datë të re për zgjedhje të pjesshme vendore në Himarë në më pak se pesë orë.

Pa humbur kohë, për shkak të nevojës për një kryetar të ri bashkie në kulm të sezonit veror, Bajram Begaj caktoi 4 gushtin, ditën kur qytetarët e Himarës do t’i drejtohen kutive të votimit…

Pavlefshmëria e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë që kandidoi nën siglën e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, solli reagime nga opozitarët, të cilët edhe pse bëjnë thirrje publike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kandidati I dale nga listat e tyre ndodhet në qeli, I dënuar për korrupsion për shitblerje votash.

Qytetarët në Himarë do t’u  drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur një kryetar të ri Bashkie në 4 gusht. Kjo datë u dekretua nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj pas takimit në presidencë  me  kryekomisionerin, Ilirjan Celibashi.

Këtë të premte Këshilli i Ministrave njoftoi më herët Presidentin e Republikës për vakancën e krijuar në bashkinë Himarë pas pavlefshmërisë së mandatit të Fredi Belerit.

Vendimi për mandatin u mor këtë të premte në mbledhjen ku ishte i pranishëm dhe vetë Beleri.

Presidenti njofton se kjo datë është cilësuar alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore bazuar edhe tek rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni veror për bashkinë e Himarës.

Aktualisht kjo bashki drejtohet nga kryetari i Komanduar Arqile Bollano, pas dorëheqjes së Blerina Balës në 5 Qershor. Më herët në detyrë ka qenë Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të SPAK në 23 Mars.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!