Disa orë para ndeshjes me Laçin, Teuta ka afruar në ekip sulmuesin Rubin Hebaj. Gjithçka është zyrtare dhe është njoftuar nga klubi durrsak përmes rrjeteve sociale. Një befasi duhet thënë, edhe pse ishte përfolur shumë se sulmuesi kërkohej nga Teuta.
“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 23 vjeçar, Rubin Hebaj . Drejtuesit e klubit dhe sulmuesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim për 1 vite dhe pas firmosjes së kontratës lojtari tashmë zyrtarisht është pjesë e bluve.
Hebaj në Durrës vjen nga kampionati i ukrainas ku është paraqitur me Vorskla Poltava. Rubin Hebaj Është bashkuar me ekipin në grumbullim, ndërsa bëhet përforcimi i tretë i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Hebajt, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë gola me fanellën e skuadrës tonë”, njofton klubi durrsak. /abcnews.al