Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Befason gazetarja, kryen marrëdhënie seksuale duke regjistruar intervistën: Krijova besim

schedule15:00 - 31 Maj, 2021

schedule 15:00 - 31 Maj, 2021

Një gazetare daneze po bën xhiron e mediave, pasi u trasmetuan disa intervista që kishte realizuar në një lokal seksi, madje duke kryer edhe vetë marrëdhënie.

Sipas Daily Mail, ky raportim aspak i zakontë shkaktoi shumë reagime në publik, një pjesë e të cilëve e  kritikonin, ndërsa një pjesë që e mbështesnin.

Për të raportuar pas rihapjes nga pandemia, gazetarja ishte në një prej lokaleve ku kryhen marrëdhënie seksuale, pasi deri në ato momente ishte bllokuar nga masat anti-Covid. Ajo deklaroi se për t’i bërë më komod të intervistuarit në këtë lokal, vendosi që të përfshihej edhe vetë duke kryer marrëdhënie seksuale.

“Për mua është shumë e natyrshme. Është pjesë e punës sime që të jap një pasqyrë të një bote ku jo të gjithë mund të kenë akses. Ishte mirë që në një farë mënyre krijova besim tek klientët duke u bërë pjesë e botës së tyre”.

Në materialin audio që e ka shpërndarë ajo vetë në Twitter, gazetarja dëgjohet duke bashkëbiseduar me klientët e këtij lokali, e në disa raste dëgjohet edhe duke kryer marrëdhënie.

Mirëpo, përveç rrjeteve sociale, ky material audio është transmetuar edhe në një emision mëngjesi në Radio 4 në Danimarkë, duke u kthyer kështu në kryefjalën e mediave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!