Barcelona është gati të bëjë çmendurinë e radhës. Ekipi katalanas interesohet për shërbimet e mesfushorit brazilian, Reiner dhe është gati të paguajë plot 40 milionë euro për firmën e tij. Reiner aktivizohet me skuadrën e Flamengos dhe është vetëm 17-vjeç.
Reiner vetëm këtë sezon ka luajtur në elitën e futbollit brazilian, pasi deri në verë, aktivizohej për ekipin e moshave. Ndeshje si profesionist ka vetëm 12, kështu që 40 milionë eurot e Barcelonës, duken një bast i guximshëm.
Reiner ka mesatare të mira me statistika në këto 12 takime që ka luajtur. 17 vjeçari gjuan 1.3 herë për ndeshje portën e kundërshtarit, jep 0.9 pasime kyçe dhe driblon me sukses 0.6 herë për ndeshje./abcnews.al