Aktorja e njohur e Hollivudit, Angelina Jolie, i ka befasuar të gjithë me hapin e radhës. Përmes një postimi në Instagram, diva e kinematografisë ka njoftuar se libri “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, i shkruar nga ajo, Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren, është publikuar edhe në Kosovë e Shqipëri.
Krahas fotove të librave, aktorja u është drejtuar ndjekësve edhe në gjuhën shqipe, angleze, polake dhe moldave.
“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar Jolie edhe në gjuhën shqipe./abcnews.al
View this post on Instagram