Rast me koronavirus te Barcelona. Ekipi i famshëm spanjoll, ka marrë lajmin e keq dy ditë përpara sfidës çerekfinale kundër Bayern Munchen në Champions League.
Nëntë lojtarë ( Rafinha, Aleñá, Pedri, Trincao, Oriol Busquets, Miranda, Matheus, Wague e Todibo) iu nënshtruan tamponëve pasditën e djeshme dhe një prej tyre rezultoi pozitiv, lajm që raportohet nga katalanasit nëpërmjet një postimi në Twitter.
One positive case of Covid-19 among the nine players starting the preseason. https://t.co/8wtNikt2mZ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 12, 2020
Lojtari, emri i të cilit nuk zbulohet dhe që nuk bën pjesë në listën e 22 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Setien, ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe është asimptomatik. Ai ka nisur karantinën në shtëpinë e tij pa humbur kohë.
Për fat të mirë, djaloshi nuk ka pasur kontakte me asnjë nga lojtarët e ekipit të parë, që nesër do të udhëtojnë drejt Lisbonës, qytet ku do të përballen me kampionët e Gjermanisë të premten (21:00). /abcnews.al



