PSG e ka ndarë mendjen dhe do të emërojë një trajner të ri në ditët në vijim, pasi nga Gjermania vjen lajmi i bujshëm që Thomas Tuchel është shkarkuar. Një lëvizje befasuese, pasi ndodh pas një fitoreje 4-0 që PSG arriti mbrëmjen e djeshme kundër Strasbourg.
Në fakt tekniku gjerman ka qenë në ajër që në fillim të sezonit. Deklaratat e tij se PSG ishte dobësuar dhe kishte nevojë për përforcime nuk u pritën mirë nga drejtuesit e klubit, madje drejtori sportiv Leonardo edhe e kishte kritikuar publikisht për deklaratat e dhëna.
Exklusiv: PSG feuert Tuchel! https://t.co/ORp0zJmKN1
— Christian Falk (@cfbayern) December 24, 2020
Tuchel ndërkohë së fundmi ka dhënë një intervistë për Sport1 dhe ajo që ka thënë nuk është pritur mirë nga francezë. “Kur erdha në fillim te PSG, nuk e dija a isha trajner, ministër sporti, apo çfarë roli do kisha në këtë realitet”, shprehej gjermani, i cili i ka acaruar drejtuesit e PSG.
Tani ka ardhur edhe shkarkimi dhe braziliani ia ka komunikuar këtë teknikut Tuchel. Mbetet të shihet se kush do e marrë drejtimin e PSG dhe me gjasa emrat e Max Allegri dhe Mauricio Pochettino do të jenë në listën e kandidatëve kryesorë. Argjentinasi shikohet favorit dhe kjo raportohet edhe nga RMC Sport. /abcnews.al
?? Info @RMCsport : Sauf improbable retournement de situation, Mauricio #Pochettino devrait être le nouvel entraîneur du #PSG. L’ancien joueur du PSG a toujours voulu entraîner Paris. Tuchel a appris son départ hier soir. Le PSG négocie désormais avec les avocats de l’allemand.
— Mohamed Bouhafsi (@mohamedbouhafsi) December 24, 2020