Diskutimet për buxhetin 2023 përplasën në Kuvend kryeministrin Edi Rama me opozitën.
Teksa foli për krizën energjitike, inflacionin dhe pasojat e luftës, Rama tha se qeveria po bën çmos që mos të rrisë faturat e energjisë elektrike për familjet shqiptare, duke thënë se deri në 80% e faturave paguhen nga qeveria.
Kjo gjë u kundërshtua nga deputetët e opozitës. Për rrjedhojë Rama shpërtheu në ofendime ndaj tyre, duke i cilësuar bishta të non gratës, duke nënkuptuar Sali Berishën.
Fragment nga fjalimi Ramës:
Fatura e energjisë që shkon në çdo derë që ndizen dritat dhe dora e inflacionit, janë pjellat e kësaj lufte. Ne jemi këtu sot për të konfirmuar një vazhdimësi të rëndësishme të një përpjekjeje që ka bërë deri më sot që asnjë familje mos paguajë asnjë qindarkë më shumë.
Jemi në fillimet e një krize energjetikë. Ju kanë rrahur si këlysh që kur keni qenë të vegjël. Jeni një bisht i asaj krijesës non grata. Nuk e keni më në krye e keni por e keni në kokë brenda. Në këtë buxhet janë 50 miliardë, gjysmë miliardë dollarë që shkojnë për të mbrojtur njerëzit nga goditjet e kësaj lufte. Jeni turp i prindërve tuaj, në atë faturë deri në 80% të çmimit e paguan buxheti i shtetit. Jeni bedelë të një partie të shitur për rubla. Është fakt./abcnews.al./