Bebe Rexha i bashkohet kauzës “Black Lives Matter”: Është dita të bëhemi pjesë e ndryshimit

schedule23:00 - 2 Qershor, 2020

schedule 23:00 - 2 Qershor, 2020

Pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën afro-amerikani George Floyd, në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara janë zhvilluar protesta të dhunshme. Të shumtë kanë qenë artistët që i janë bashkuar kauzës “Black Live Matters”, mes të cilëve dhe personazhe shqiptarë.

Së fundmi, ka qenë këngëtarja Bebe Rexha, e cila përmes një postimi në Instagram shkruan se të gjithë duhet ta edukojmë veten për racizmin, dhe të bëhemi pjesë e ndryshimit.

“Sot është një ditë për të reflektimin e vetvetes, sepse ndryshimi gjithmonë do të vijë së pari nga brenda. Sot është dita kur edukojmë veten për racizmin sistematik. Sot është dita që ne ndajmë, mësojmë dhe u dhurojmë së bashku organizatave. Sot është dita kur ne bëhemi pjesë e ndryshimit në vend që të qëndrojmë atje vetëm. Sot dhe çdo ditë, jetët e zeza kanë rëndësi.”. shkruan këngëtarja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!