BE zgjeron sanksionet ndaj Koresë së Veriut

schedule15:37 - 26 Shkurt, 2018

schedule 15:37 - 26 Shkurt, 2018

Bashkimi Europian ka goditur Korenë e Veriut me zgjerimin e sanksioneve lidhur me programin raketor dhe bërthamor të vendit komunist. Me masat e fundit është zvogëluar ndjeshëm eksporti i naftës së rafinuar.

Pas Uashingtonit edhe Brukseli ka ashpërsuar ndjeshëm masat kundër Koresë së Veriut. Në një deklaratë, Bashkimi Europian njofton se në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit së Kombeve të Bashkuaraka zgjeruar sanksionet ndaj regjimit komunist. Në deklaratë bëhet e ditur se sanksionet e zgjeruara sipas rezolutës 2397 të KS-OKB-së përfshijnë eksportet e naftës së rafinuar për Korenë e Veriut, ku eksporti vjetor nga dy milionë fuçi është zvogëluar në 500 mijë.

Zvogëlimi i eksportimit të karburantit bëhet për të penguar liderin Kim Jong-un në zhvillimin e testeve raketore. Gjithashtu, BE njoftoi se është ndaluar importi për ushqim, produktet bujqësore, pajisjet elektronike dhe makinat nga Koreja e Veriut dhe eksporti i makinave industriale, automjeteve të transportit, hekurit, çelikut dhe metaleve të tjera në këtë vend.

Ndërkohë, në deklaratë BE bën thirrje për të shfaqur një qëndrim të vendosur për realizimin e një dialogu kuptimplotë për pastrimin e Gadishullit Korean nga armët bërthamore. Me shtimin e presionit ndërkombëtar duhet se ka ardhur edhe zbutja e Penianit. Presidenca e Seulit bëri me dije se delegacioni i Koresë së Veriut, i drejtuar nga Gjenerali Kim Yong-chol, kërkon që të zhvillojë dialog me SHBA.
Nga ana tjetër edhe Uashingtoni është shprehur i gatshëm për negociata me qëllimin e vetëm për të realizuar çarmtasjen e Koresë komuniste nga arsenali i saj bërthamor. Megjithatë, Peniani kërkon që të mos ketë parakushte për nisjen e dialogut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!