BE zgjat sanksionet kundër Bjellorusisë: Putini është pjesë e problemit

schedule18:03 - 15 Nëntor, 2021

schedule 18:03 - 15 Nëntor, 2021

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur të zgjasin regjimin e sanksioneve kundër Bjellorusisë. Paketa e pestë e sanksioneve tani përfshin individë dhe subjekte të përfshira në promovimin e kalimeve të paligjshme të emigrantëve nga Bjellorusia në territorin e BE-së.

Vendimi “pasqyron vendosmërinë e Bashkimit Evropian për t’i bërë ballë instrumentalizimit të emigrantëve për qëllime politike“, tha një zyrtar i BE-së. Josep Borrell i quajti praktikat e regjimit të Lukashenkos “çnjerëzore dhe të paligjshme“.

Megjithatë, situata në kufirin evropian, veçanërisht midis Polonisë dhe Bjellorusisë, mbetet jashtëzakonisht e tensionuar dhe shtetet anëtare të përfshira drejtpërdrejt kanë dyshime për efektivitetin e politikës së ndjekur.

Ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis theksoi se “Putini është pjesë e problemit“. Duke iu referuar përqendrimit të forcave ruse pranë kufirit me Ukrainën, ai tha se “nuk e dimë” nëse Moska do të përpiqet të sulmojë këtë vend ose nëse do të përpiqet të forcojë praninë e saj ushtarake në Bjellorusi.

Trupat ruse kanë në distancë të barabartë nga kufijtë e Ukrainës dhe Bjellorusisë” tha ai, duke vënë në dukje se anëtarët e forcave speciale ruse zbarkuan në tokën bjelloruse në fund të javës së kaluar. “Ne së shpejti mund të shohim që rojet kufitare bjelloruse të zëvendësohen nga oficerë të FSB-së [inteligjencës ruse],” tha ai./ Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!