“BE, projekti më i suksesshëm i paqes”, Rama: Për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër veç asaj europiane

schedule10:26 - 15 Tetor, 2024

schedule 10:26 - 15 Tetor, 2024

LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama u shpreh se Bashkimi Evropian është projekti më i suksesshëm i paqes.

Gjatë fjalës, që mbajti në konferencën e dytë ndërqeveritare, Rama tha se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç asaj europiane.

“Më shumë se kurrë BE ka nevojë për Ballkanin po aq sa Ballkani për BE, është një shprehje e gjallë e këtij angazhimi. Dëshira për të qenë e këtij bashkimi që është projekti më i suksesshëm i paqes, për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër të ardhme, nuk ka vend tjetër, e nuk ka rrugë tjetër pos së ardhmes tonë në BE, vendin tonë brenda BE-së dhe rrugës së BE-së”, tha ai./abcnews.al