Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, tha se në takimin e sotëm të ministrave të mbrojtjes të BE-së, do të diskutohet heqja e kufizimeve për përdorimin e armëve të marra nga Perëndimi nga Ukraina për sulme në territorin rus.
“A duhet të lejojmë që armët tona të përdoren më tej, në territorin rus? Epo, disa vende anëtare kanë filluar të vendosin për heqjen e këtij kufizimi.
Kjo është një tjetër gjë e rëndësishme për diskutim sot,” tha Borrell.
Borrell beson se një përdorimi i armëve të tilla nga vendet perëndimore do të ishte i pranueshëm, sipas ligjit të luftës, edhe pse do të krijonte rrezik për përshkallëzimin e konfliktit.
/abcnews.al