“Mendoj se BE po punon shumë pak për zgjerimin dhe se nuk ka ndonjë interes të madh në këtë drejtim.” Kështu është shprehur ish-presidenti kroat Stipe Mesiç në një intervistë për Linda Karadakun.
Për emisionin “Ballkan”, miku i shqiptarëve Mesiç thotë se shtetet që nuk janë ende anëtare të Unionit duhet të të punojmë më tepër që të futen sa më shpejt në BE.
“Mendoj se Kroacia ka shanse më të mëdha tani për shkak se është në BE dhe mund të realizojë më shumë për këto çështje, për t’i bashkuar të gjithë në BE. Sa i përket, marrëdhëniet me Serbinë, nuk janë mirë, por duhet të punohet që të jenë edhe më të mira. Së pari duhet Serbia të punojë më tepër që të gjenden ata që janë masakruar dhe vrarë në kohën e luftës dhe brutalitetit serb.”
I pyetur se çfarë i mungon Shqipërisë që të ketë një shtet të fortë si ai i Kroacisë, ish-presidenti thotë se duhet që politika shqiptare të angazhohet e të punojë më fort për të përmbushur kushtet e anëtarësimit.
“Duhet që politika shqiptare të angazhohet më shumë që të punojmë dhe në BE të kenë, të dëgjojnë më tepër dhe të futen sa më shpejt.”
Sipas tij, nëse BE do të jetë një lojtare po aq e fortë sa Kina, SHBA e Rusia, duhet që të jetë e bashkuar. /abcnews.al/