BE plan të ri për të shuar mosmarrëveshjet mbi emigrantët

schedule15:49 - 29 Nëntor, 2017

schedule 15:49 - 29 Nëntor, 2017

Zyrtarët e Bashkimit Europian po studiojnë një plan të ri për plagën e emigracionit në Europë. Burime nga diplomatët europian konfirmojnë se qëllimi i planit është tejkalimi i problemeve për ndarjen e përgjegjësive për emigrantët azil-kërkues që kanë prekur BE-në që nga kriza e emigracionit në vitin 2015.

Zyrtaret e BE po studiojnë një propozim i ri të Estonisë që ka presidencën e radhës, mbi ndarjen e përgjegjësive për azil-kërkuesit dhe refugjatët. Që nga 2015 shtetet anëtare të unionit kanë pasur ndarje të thella dhe qëndrime të ndryshme mbi këtë çështje.

Me këtë plan Estonia shpreson në një afrim të Italisë si shteti më i goditur nga vala e emigracionit në Mesdhe.

Sipas ketoj propozimi,  Komisionin Europian duhet të bëjë një ndarje të drejtë te azil-kërkuesve dhe të të gjithë shteteve ku kalojnë emigrantët në bazë të popullsisë dhe mirëqënies së shteteve. Sipas planit, në situata emergjence shtetet anëtare duhet të ofrojnë ndihmë jo vetëm në pranimin e njerëzve por edhe ndiohma financiare  e materiale. Pjesa më sensitive e propozimit është momenti kur duhet të zhvendosen azil-kërkuesit nga një shtet anëtar tek tjetri, kjo do të ndodhë vetëm nëse shtetet bien dakord me marrëveshje për këtë gjë.

Zyrtarët estoniane thanë se kanë besim qe ky propozim do ofrojë balancë ndërmjet shteteve. Në këtë mënyrë vendet anetare do të tregojnë solidaritet në mënyra të ndryshme.

Një diplomat europian e cilësoi planin si një kompromis shumë të arritur por që sidoqoftë kërkon kosnensues politik për t’u miratuar./abcnews.al