BE pezulloi fondet për Bujqësinë, Rama: Çështjen do ta shikojmë më konkretisht, presim raportin

schedule20:55 - 21 Shtator, 2023

schedule 20:55 - 21 Shtator, 2023

Kryeministri Edi Rama, gjatë intervistës për emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, komentoi edhe pezullimin e fondeve IPARD II për bujqësinë nga KE. Kreu i qeverisë tha se çështja do të shqyrtohet për shkak se nuk ka asnjë të dhënë konkrete dhe se pritet raportoi i BE për këtë problematikë.

Pjesë nga intervista:

A ka ndikuar SPAK në ndryshimet që ju bëtë në qeveri apo jo?

Si do ndikojë SPAK në ndryshimet në qeveri.

Janë çështje që janë diskutuar, çështja e fondeve të pezulluara nga BE…

Ajo është një çështje që ne do ta shikojmë konkretisht. Nuk kemi asnjë të dhënë konkrete se do duhet të presim raportin që do të vijë nga BE, por është një shenjë e një vullneti të mirë për të qenë të hapur komplet në këtë marrëdhënie me BE dhe për t’u krijuar atyre dhe vetes komoditetin e një komunikimi lidhur me problematikat dhe me adresimin e tyre pa pasur ngërçin e një ministri, në këtë rast të ministres që në këndvështrimin tim, ka bërë një punë të jashtëzakonshme si ministre e Bujqësisë, që lidh periudhën e qëndrimit të saj në detyrë me periudhën kur janë konstatuar këto probleme. Është normale të jetë kështu, ndryshe do kishte një ngërç në këtë marrëdhënie dhe s’kemi pse ta kemi. Ne duam të përmirësohemi. Nuk diskutohet që deri sa janë konstatuar probleme ato probleme duhet të adresohen dhe sistemi i funksionimit duhet të përmirësohet. Duam të bëjmë maksimumin nga ky proces.

Thatë se nuk keni kundërshtarë përballë, dhe për fat të keq kjo vërehet. Nuk është se s’keni, e keni kundërshtarin që sot është non grata ndërkohë keni edhe palën tjetër të palës tjetër, cilën nga këta të dy ju keni kundërshtar?

Nuk dua të tingëlloj aspak arrogant por ju them me sinqeritetin më të madh që unë e kam humbur numërimin. Nuk di sa janë, kush janë dhe realisht nuk di çfarë thonë. Sepse është një zhurmë nga e cila nuk kuptohet asgjë, ndaj prej kohësh nuk e ndjek se çfarë thonë. Nuk më mungojnë nuk kam asnjë humbje nga kjo sepse merrem me gjëra që janë relevante dhe të rëndësishme, që janë probleme reale të vendit. Ndaj nuk di fare këto histori dhe kur thua përballë është shumë relative, sepse ata në fakt nuk janë përballë janë mbrapa. Kështu që të ndalosh të kthehesh mbrapa, të shohësh ku janë, ne duhet të shohim vetëm përpara./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!