Kriminelët po përfitojnë nga kriza globale e koronavirusit dhe aktiviteti i tyre pritet të rritet ndërsa pandemia vazhdon, tha në një raport të ri të premten, Europol, agjensia e BE për zbatimin e ligjit.
“Kriminelët kanë qenë të shpejtë në shfrytëzimin e mundësive duke u përfshirë në aktivitete të reja kriminale,” tha Europol.
Numri i sulmeve në internet kundër organizatave dhe individëve “pritet të rritet”.
Një sulm kibernetik në Spitalin Universitar Brno në Republikën Çeke e detyroi spitalin të mbyllte të gjithë rrjetin e tij të IT, të shtynte ndërhyrjet urgjente kirurgjikale dhe të zhvendoste pacientët në një spital aty pranë.
Një numër i madh skemash mashtrimi të reja ose të adaptuara, të tilla si skemat e telefonit, mashtrimet e furnizimit gjithashtu mund të shfaqen gjatë javëve të ardhshme pasi “mashtruesit do të përpiqen të përfitojnë ndërkohë që bota është në ankthin e koronavirusit.
Shitja e produkteve të kujdesit shëndetësor dhe sanitare të falsifikuara, si dhe pajisjeve mbrojtëse personale dhe produkteve farmaceutike të falsifikuara, është rritur dyfish që nga fillimi i shpërthimit. Midis datave 3 dhe 10 Mars, autoritetet kanë zbuluar mbi 34,000 maska kirurgjikale të falsifikuara.
Europol tha se vjedhja e pasurive të organizuara është gjithashtu në rritje./abcnews.al