BE para-porosit 300 milion doza të vaksinës anti-Covid që po zhvillohet nga Franca e Britania

schedule17:58 - 18 Shtator, 2020

schedule 17:58 - 18 Shtator, 2020

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të blejë 300 milion doza të një vaksine për koronavirusin, ende të pa aprovuar, që po zhvillohet nga Sanofi dhe GSK.

Kjo është marrëveshja e dytë e tillë për sigurimin e një vaksinë të mundshme për virusin, shkruan abcnews.al

Hapi i radhës u njoftua me anë të një postimi në Twitter nga komisioneria e shëndetit në BE, Stella Kyriakides, të premten.

Kyriakides e cilësoi marrëveshjen si “një hap tjetër përpara për të ofruar një strategji të sigurt dhe të qëndrueshme të daljes nga kriza për qytetarët [evropianë] dhe [botërorë] ”

Sanofi, nga Franca dhe GSK, nga Britania e Madhe, janë bashkuar për të prodhuar një vaksinë me bazë proteine e cila ata shpresojnë se do të aprovohen vitin e ardhshëm.

Në këmbim të së drejtës për doza, komisioni evropian do të financojë një pjesë të kostove fillestare me të cilat përballen prodhuesit e vaksinave, sipas Reuters.

Vetë dozat e vaksinës do të blihen nga endet e BE-së.

Marrëveshja pason një marrëveshje 2.1 miliardë dollarëshe me SHBA-të në korrik për 100 milion doza, me një mundësi për të blerë edhe 500 milion të tjera, si dhe një marrëveshje për të dhënë 60 milion doza në Britaninë e Madhe.

BE më herët bëri një marrëveshje edhe me AstraZeneca për deri në 400 milion doza të vaksinës që po zhvillohet në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!