BE në kushtet e pandemisë, Edon Qesari: Covid 19 nxjerr në pah problemet ekonomike dhe politike të shteteve

schedule11:55 - 13 Prill, 2020

schedule 11:55 - 13 Prill, 2020

Petagogu për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Edon Qesari nga studio e Abc News këtë të hënë ka dhënë detaje në lidhje me situatën në të cilën ndodhet Bashkimi Evropian për shkak të pandemisë.

Qesari në fjalën e tij është shprehur se si pasojë e problemeve që ka sjellë përhapja e pandemisë në të gjithë botën, ka pasur dhe do të ketë një ndikim të madh jo vetëm në ekonominë e vendeve anëtare të BE por edhe në marrëdhëniet politike me njëra tjetren.

Sipas petagogur e gjithë kjo situatë ka nxjerrë në pah dydetaje kryesore porsa i përket marrëdhënies brenda dhe jashtë shteteve.

Konflikti i vërtete brenda këtyre shteteve është mes autoriteteve  qendrore dhe atyre lokale që mesa duket janë treguar të paafta për këtë situatë. Ndryshimi i dytë është nevoja që shtete kanë  për bashkëpunim me njëri-tjetrin siç është nga shtetet e niveleve më të larta si SHBA dhe vendet të tjera të BE qoftë dhe Gjermania apo Britania e Madhe”, tha ai.

Pjesë nga biseda:

Duke pasur parasysh vendin tonë mos ndoshta shteti po merr një rol shumë të fortë në jetën e njerëzve duke rrezikuar krijimin edhe të diktaturave që më parë kishim BE që na kontrollonte, tashmë shteti mori shumë në dorë duke nisur edhe nga mbyllja e kufijve, rreth shteteve.

BE është emblema e vërtetë e të gjmithë kësaj që po ndodh, në radhë të parë patjetër që kemi një forcim të shtetit por kjo duhet të llogaritet në dy drejtime krahasimisht me jashtë me vendet evropiane që mbyllin kufinjtë njëri me tjetrin. Italia mbase ka qenë dhe vendi i parë që e provojë këtë lloj përvoje duke e parë vetveten të mbyllur në kufinjtë e vetë me Francën apo me Austrinë por gjithashtu shteti merr dhe një epërsi në raportet e brendshme. Vende si Italia apo Spanja që kishin eksperimentuar në forma të ndryshme federalizmi apo në forma të ndryshme autonomie për rajonet apo për lokalitete të tjera nga sot e kanë të vështirë ta fillojnë këtë lloj eksperimenti. Konflikti i vërtete brenda këtyre shteteve është mes autoriteteve  qendrore dhe atyre lokale që mesa duket janë treguar të paafta për këtë situatë. Ndryshimi i dytë është nevoja që shtete kanë  për bashkëpunim me njëri-tjetrin siç është nga shtetet e niveleve më të larta si SHBA dhe vendet të tjera të BE qoftë dhe Gjermania apo Britania e Madhe.

A nuk duket se vendet e BE janë duke braktisur njëri tjetrin, duket sikur veriu është lodhur duke ndihmuar jugun dhe e ka lënë në fatin e vet? Duket sikur pjesa veriore është e lodhur, duket sikur ato janë  gjithmonë ato që punojnë dhe jugu ai që përfiton nga ndihmat?A duhej të veprohej kështu kur këto vende janë angazhuar së bashku në këtë institucion që quhet Bashkimi Evropian?

Historia e Bashkimit Evropian kam përshtypjen se do të shkruhet këto ditë , dhe pikërisht këto ditë do të duket që ky projekt që ka nisur që në vitin 1951 atëherë ishin ende rrënojat e Luftës së Dytë Botërore rreth e rrotull dhe vijon ende sot që tashmë ka përfshirë të gjithë kontinentin, kujtojmë se nuk është një projekt anëtarësh ,por është dhe një projekt aspirantësh siç mund të jetë Shqipëria, duket se është duke shkruajtur faqen e fundit apo për të hapur faqe të re për të ardhmen. Problemi kryesor ka lindur prej asaj se do të jetë një krizë e jashtëzakonshme jo vetëm financiare por dhe ekonomike, vendet e Evropës Jugore janë vendet që po kundërshtonin gjithmonë në këtë drejtim, për krijimin e një mekanizmi të ri financiar për të financuar borxhet publike që do të krijohen eventualisht pikërisht nga ato që do të krijohen nga investimet e mëdha për të rikuperuar ekonomitë kombëtare. Duket se ka një kundërshti nga vendet e evropës Lindore nga Gjermania, Hollanda  dhe së fundmi Finlanda që dhe janë viktima të pandemisë me shifra të ulëta nuk duan një mekanizëm të ri por të bazohen në një mekanizëm të ri. Mekanizmi i stabilitetit Evropian duket se nuk i kënaq vendet jugore kështuqë ka lindur kjo lloj kontradikte mes një Veriu që duket se thotë se jemi lodhur të financojmë dembelizmin e jugorëve dhe një Jugu që thonë se janë lodhur duke u përballur me diktatin ekonomik. Kemi shembullin e Greqisë në këtë rast të vitit 2015 si një metaforë që kthehet në mendjen e jugorëve. Trojka e institucione financiare FMN, Bankës qendrore dhe të Komisionit Evropian që është e vërtetë se jepo financime për mbushjen e borxhit publik të këtyre vendeve, por nga ana tjetër imponon dhe kushte drakoniane, dhe për vende si Italia, Portugalia, Spanja, Franca këto kushte në këto momente janë gjëja më e vështirë dhe më e padashur.

Po na kufizohet lëvizja e lirë nuk mund të lëvizim dot fare, a do të duhet tu kthehemi sërish sistemit të vizave?

Vendi ndoshta më i egër dhe i pasjellshëm është Hollanda. Hollanda është dhe vendi që ka sulmuar më shumë autoritetet italiane, dhe kryeministrin Conte dhe ndoshta është bërë dhe gjithashtu dhe Gjermania. E ardhmja do të tregojë se cili do të jetë rrugëtimi, Evropa ka patur një problem të madh është lidhur me mos plotësimin e integrimit. Kemi një BE në lëmin e politikave fiskale, çdo vend  i mbledh taksat sipas tij,  nuk kemi BE në fushën e Marrëdhënie Ndërkombëtare mund të ketë një ministër të Jashtëm, por në të vërtetë secili vend bën përllogaritjet e veta. Akoma më shumë po del në pah ky vullnet sovran, individual egoist.  Franca, Italia, Gjermania  dhe Hollanda akoma më shumë sot po llogarisin hapat e tyre si shtete të përveçme,  duke mos i shkuar në fund të vetmit thelb që është integrimi monetar që është politika monetare./abcnews.al