BE: Ndihmë humanitare dhe konferencë donatorësh për Shqipërinë

schedule12:55 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 12:55 - 13 Dhjetor, 2019

Bashkimi Europian shpreh solidaritet të plotë për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri. 27 liderët europianë kanë diskutuar në ditën e parë të Samitit Europian për paktin e gjelbër eurppian të propozuar nga Komisioni Europian dhe perspektivën financiare për vitet 2021-2027, pa harruar edhe situatën në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në Shqipëri.

Konkluzionet e samitit të 27 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Europian përfshijnë këtë rradhë në mënyrë specifike  Shqipërinë.

Në pikën e fundit të këtyre konkluzione thuhet,se Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë lidhur me tërmetin e fundit. Në konluzione thuhet gjithashtu, se Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit Europian për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë donatorësh për Shqipërinë.

Presidenti francez, Emanuel Macron ka njoftuar para disa ditësh mbajtjen e një konference donatorësh për Shqipërinë në janar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!