Ministrja Olta Xhaçka falënderoi 14 vendet e Bashkimit Europian për ndihmën e dhënë për banorët e prekur nga tërmeti. Gjithashtu Xhacka siguroi qytetarët e prekur për rindërtimin e banesave të tyre.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë dorëzimit të ndihmave të ardhura nga 14 vendet e Bashkimit Europian dhe 2 vende jo anëtare në drejtorinë e rezervave materiale të shtetit, tha se godinat e shembura nga tërmeti i i 21 shtatorit do të ndërtohen.
Ndihmat e ofruara janë pajisje e mjete për strehim të shpejtë dhe të përkohshëm, si dhe ekspertizë përmes specialistëve europianë të Emergjencave Civile. /ABC News Albania 24/7