Bashkimi Evropian ra dakord të enjten të miratojë paketën e 14-të sanksioneve kundër Rusisë, duke synuar për herë të parë furnizimet me gaz natyror të lëngshëm (LNG), të cilin disa shtete anëtare vazhdojnë ta blejnë pavarësisht se lufta në Ukrainë është në vitin e tretë.
Belgjika, e cila mban presidencën e Bashkimit Europian deri më 1 korrik, tha se paketa “maksimizon ndikimin e sanksioneve ekzistuese duke mbyllur boshllëqet”.
?? EU Ambassadors just agreed on a powerful and substantial 14th package of sanctions in reaction to the Russian aggression against Ukraine.
This package provides new targeted measures and maximises the impact of existing sanctions by closing loopholes.
— Belgian Presidency of the Council of the EU 2024 (@EU2024BE) June 20, 2024
Paketa është rezultat i negociatave të stërzgjatura midis ambasadorëve. Miratimi u vonua disa herë për shkak të rezervave të shprehura nga disa vende, përfshirë Hungarinë, e cila ishte zotuar të bllokonte çdo sanksion në sektorin e energjisë.
Megjithatë, kufizimi i LNG-së nuk përfshin ndalimin e përgjithshëm të importit, siç bëri më parë blloku me qymyrin dhe naftën, dy nga burimet më të mëdha të të ardhurave të Moskës.
Në vend të kësaj, kompanitë e BE-së do të lejohen të blejnë LNG rus, por do t’u ndalohet rieksportimi i tij në vende të tjera.
Sanksionet e reja të BE-së synojnë të frenojnë këtë biznes fitimprurës dhe të kufizojnë aftësinë e Rusisë për të mbledhur fonde për luftën e saj të gjithanshme kundër Ukrainës.
Sanksionet synojnë gjithashtu tre projekte LNG me bazë në Rusi që nuk janë ende funksionale.
Që nga fillimi i pushtimit të Rusisë, BE ka miratuar një sërë sanksionesh ekonomike, masa diplomatike dhe masa për vizat.
Qëllimi i sanksioneve ekonomike është të imponojë pasoja të rënda ndaj Rusisë për veprimet e saj dhe të pengojë në mënyrë efektive aftësinë e Rusisë për të vazhduar agresionin e saj.