BE miraton 5 milionë euro ndihmë për të zhvendosurit në Nagorno-Karabakh

schedule14:41 - 26 Shtator, 2023

schedule 14:41 - 26 Shtator, 2023

BE ka rritur ndihmën e saj humanitare për Nagorno-Karabakh me 5 milionë euro, sipas një njoftimi të Komisioni Europian ditën e sotme. Ndihma humanitare e BE-së po rritet në përgjigje të nevojave në rritje si pasojë e krizës.

Ka një mungesë të madhe ushqimore dhe mungesë aksesi në energji elektrike dhe ujë brenda enklavës së Nagorno-Karabakh.

Përshkallëzimi i konfliktit dhe armëpushimi pasues pritet të shkaktojnë një eksod masiv të njerëzve nga Nagorno-Karabakh në Armeni, me rreth 13,500 refugjatë që tashmë kanë kaluar kufirin.

5 milionë euro në fondet humanitare përfshijnë 500,000 euro në mbështetje emergjente të shpallur javën e kaluar dhe 4.5 milionë euro financime të reja, të cilat do të ndihmojnë të zhvendosurit nga Nagorno-Karabakh në Armeni dhe të personat e rrezikuar në Nagorno-Karabakh.

/abcnews.al