BE mbështet propozimin e Ramës për ndërmjetësimin e dialogut mes palëve në Bjellorusi

schedule18:11 - 21 Gusht, 2020

schedule 18:11 - 21 Gusht, 2020

Bashkimi Evropian ka mbështetur propozimin e kryeministrit Edi Rama për ndërmjetësimin e OSBE në dialogun mes palëve në Bjellorusi.

një reagim, BE deklaron se unioni është i gatshëm “të ofrojë ndihmë për t’i çuar më tej bisedimet nëse kërkohet.”

Në reagim thuhet ndër të tjera:

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojë në përpjekjet për të lehtësuar një mënyrë paqësore dhe konstruktive për të dalë nga kriza. Në këtë drejtim, BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i çuar më tej nëse kërkohet. Si një shtet anëtar i OSBE-së, shpresojmë që Rusia të ketë një ndikim pozitiv në mbështetjen e propozimeve të tilla.”

Kujtojmë këtu se kryeministri Rama, në cilësinë e kryetarit në detyrë të OSBE-së i ka ofruar Bjellorusisë të ndërmjetësojë një dialog mes qeverisë dhe opozitës për zgjidhjen e situatës së krijuar pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Të enjten Përfaqësuesi i Lartë Zv/Presidenti Josep Borrell foli me Ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse, Sergey Lavrov, për situatën në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Në deklaratën e BE, thuhet gjithashtu se sa i përket Bjellorusisë, Josep Borrell është shprehur se Unioni konsideron se zgjedhjet ne Bjellorusi nuk ishin as të lira dhe as të ndershme, ndërsa shtohet se për këtë arsye BE nuk i njeh rezultatet. /abcnews.al/