BE kërkon të bëhen publike marrëveshjet e arritura Kosovë-Serbi

schedule17:32 - 5 Qershor, 2018

schedule 17:32 - 5 Qershor, 2018

Vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë me këmbëngulje të përfshihen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në një moment që negociatat janë në fazën përfundimtare. Nuk kanë munguar as akuzat kundrejt zyrtares së lartë për politika të jashtme në Bashkimin Europian Federika Mogerini, që e cila sipas diplomatëve të ndryshëm europian po mban sekret planin për marrëveshjen përfundimtare duke mos u këshilluar me askënd jashtë ekipit të saj.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ndodhet tashmë në një fazë krtike dhe vendet anëtare të Bashkimit europian nuk janë të përfshira në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare që do të jetë historike. Faza përfundimtare do të sillte dhe një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për një normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Siç konfirmojnë burimet europiane, shtetet anëtare kanë filluar të tregojnë mosmiratimin e tyre për mungesën e transparencës në lidhje me dialogun politik, veçanërisht në lidhje me kapitullin që merret me marrëveshjen përfundimtare.

Siç bëjnë të ditur burimet nga ‘Radio Evropa e Lirë’, shtetet anëtare nuk janë të kënaqur që janë plotësisht të përjashtuar nga ky proces kjo pasi ekipi në Bruksel nuk konsultohet me asnjë shtet anëtar asnjëherë, madje edhe ato që konsiderohen si të mëdha apo më të rëndësishme. Një burim diplomatic madje ka hedhur akuza për ekipin e zyrtares së lartë për politika të jashtme për Bashkimin Europian, Federika Mogerini, duke hedhur pikëpyetje se pse çdo gjë mbahet sekret.

I njëjti burim shron se raportet e ekipit të Mogherini mbi dialogun ishin kryesisht “sipërfaqësore dhe pozitive” me të vetmin konfirmim që të dyja palët Beogradi dhe Prishtina, ishin të angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Megjithatë, ka shumë paqartësi për shtetet anëtare rreth asaj se çfarë do të mbulohet nga kjo marrëveshje. Gjithashtu, ka një numër pyetjesh në lidhje me cilësinë e tërë procesit, veçanërisht në lidhje me përmbajtjen e marrëveshjes përfundimtare. Dialogu sipas shteteve anëtare po kryhet për kalendarin dhe jo thelbin, sepse marrëveshja e arritur midis dy presidentëve do të përputhet me fundin e mandatit të Frederica Mogherini, që do të shërbejë për marrëveshjen historike midis Kosovës dhe Serbisë për t’u lënë pas trashëgimia e saj politike.

Duke marrë parasysh peshën e kësaj marrëveshjeje, e cila do të mbetet në anën e pasme të BE-së për ta mbajtur atë deri në fund, kërkohet të “hapë” ekipin e Mogherinit në kryeqytetet e BE-së dhe përfshirjen e tyre në marrëveshjen përfundimtare që do të çonte në një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës .

Një nga hapat që po diskutohet tani është ideja për ta përfshirë këtë çështje në aktet përfundimtare në samitin e qershorit, ku krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Autoritetet e Ballkanit nga shtetet anëtare takohen rregullisht këto ditë për të përgatitur një projekt të konkluzioneve që do të miratohen zyrtarisht në një samit më 28 dhe 29 qershor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!