Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“BE duhet të ndryshojë politikën e saj”, Maloku: SHBA do ta fuqizojë interesin për NATO-n. Nuk mund të bëjë dalje si nga OBSH

schedule21:03 - 21 Janar, 2025

schedule 21:03 - 21 Janar, 2025

Eksperti Albinot Maloku thotë se BE e ka humbur fuqinë e saj gjatë dekadave të fundit. Në një lidhje live për “Real Story”, ai tha se unioni ka momentin historik për të ndryshuar politikën e saj.

Maloku shtoi se SHBA do ta fuqizojë më shumë interesin ndaj NATO-s dhe se nuk mund të dalë nga organizata siç bëri me OBSH.

“Kosova dhe Ballkani në përgjithësi është në sferën e interesit të SHBA dhe Perëndimor. BE të mësojë nga ky moment dhe të ndryshojë veten e vet, BE prej vitesh jeton me vizionin se çfarë të bëjë me veten e vet. Në dekadat e fundit nuk ka pasur fuqinë që t’i japë një rrugëzgjidhje ndaj shumë konflikteve nëpër botë dhe në çdo moment është pritur se si po qaset SHBA. NATO për SHBA është e veçantë dhe nuk ka asnjë në mundësinë e ndryshimit të qasjes së SHBA ndaj kësaj organizate të veçantë për SHBA. Gjithsesi vendet e BE disa gjëra kanë bërë sikur nuk po i shohin, Trump s’do t’i durojë më. Dhe pres që BE të bëjë kthjellje të saj se do të jetë ndihmuese edhe për vendet që janë në sferën e interesit të SHBA.



Në këtë rast unë e shoh edhe këtë ndjenjë të BE karshi SHBA dhe presidentit Trump se BE është mësuar me këtë ‘ec dhe mos bëj asgjë’. Më vjen mirë që brenda BE ekziston një personalitet si Meloni e cila mund të merret si shkas i ndryshimeve që duhet të përjetojnë edhe vende të tjera të BE. SHBA interesin për NATO-n do të fuqizojë. Nuk është në interesin që të shkërmoqet një organizëm apo të ketë dalje si nga OBSH. Do të jetë e shkëlqyeshme që BE të kuptojë momentin historik se duhet të ndryshojë përndryshe me këtë politikë të saj nuk i duhet askujt në botë si mekanizëm. Ka qenë një prej mekanizmave më të mirë të rregullit të hapësirës evropiane por në dekadat e fundit është më e padobishmja në skenën ndërkombëtare. Do të doja që Kosova të jetë para së gjithash anëtare në NATO se në BE.”, u shpreh Maloku.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!