BE: Duhen kontrolle më të ashpra për eksportin e vaksinave

schedule15:54 - 24 Mars, 2021

schedule 15:54 - 24 Mars, 2021

BE ka deklaruar se duhen kontrolle më të ashpra për eksportin e vaksinave bazuar në normën dhe destinacionin  e tyre përkatës.

Komisioni Europian dhe vendet anëtare do të marrin në konsideratë dy elemente kryesore: reciprociteti dhe proporcionaliteti, tha Dombrovskis.

Objektivi është që “të ketë më shumë transparencë mbi eksportet dhe të këtë një pamje të plotë të asaj që po ndodh jashtë BE-së në mënyrë që të mos anashkalohen rregullat,” tha Dombrovskis.

Eksportet në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të furnizuara përmes skemës COVAX dhe eksportet në vendet dhe territoret jashtë BE-së nuk do të jenë pjesë e kontrollove.

Udhëheqësit europianë do të takohen nesër dhe të premten për të diskutuar këtë propozim dhe krizën e koronavirusit në Europë.  Nëse miratohet, mekanizmi i eksportit do të “zbatohet deri në gjashtë javë nga hyrja e tij në fuqi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!