BE dritë jeshile bujqësisë shqiptare/Peleshi: 94 milionë euro për fermerët

schedule15:21 - 23 Janar, 2018

schedule 15:21 - 23 Janar, 2018

94 milionë euro do të lëvrohen për të mbështetur bujqësinë shqiptare. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural deklaroi se Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe përfitoi financime nga program IPARD i Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare.

 

Bashkimi Europian i ka çelur dritën jeshile bujqësise shqiptare. Vendi yne ka përfituar fonde nga programi IPARD një bashkëpunim i BE-së me qeverinë.  Financimi shkon në 94 milionë euro ku Bashkimi Europian lëvron 71 milionë dhe buxheti i shtetit 23 milionë.

Kemi një dritare financimi ndoshta më të madhe sesa kapacitetet tona institucionale por edhe të sektorit.

IPARD mbështet me 34 milionë euro investimet në fermë. Masa e financimit fillon nga 10 mijë euro në 500 mijë.

Në zonat malore 70 për qind të investimit në fermë, pra që mbulohet nga granti. Ndërkohë 5 për qind më tepër jo 60 por 65 për qind marrin fermerët e rinj nën 40 vjeç që shkon në një linjë me skemën e mbështetjes së bujqësisë.

Investimet në industrinë e përpunimit të qumështit, mishit apo fruta –perimeve do të mbështeten me 26 milionë euro.

Në këtë kategori dhe financohet 50 për qind e investimit dhe deri në 2 milionë euro.

Financimet do të shkojnë edhe për të mbeshtetur ekonomitë e tjera jobujqësore në fshat dhe për asistencë teknike.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi deklaroi se çelja e parë e aplikimeve do te jetë në pranverë, ndërsa i bëri thirrje fermerëve dhe agropërpunuesve të bëjnë gati projektet sëbashku me planet e biznesit për të perfituar nga këto fonde./abcnews.al