BE do të sanksionojë 8 persona dhe subjekte për përdorimin e dronëve “kamikazë” në Ukrainë

schedule13:49 - 19 Tetor, 2022

schedule 13:49 - 19 Tetor, 2022

Bashkimi Evropian ka rënë dakord përkohësisht të vendosë sanksione për 8 persona për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani në sulmet ruse në Ukrainë, sipas tre diplomatëve të BE-së.

Ekspertët e sanksioneve ranë dakord për një listë me tetë individë dhe subjekte iraniane që do të shtoheshin në listën e zezë të sanksioneve të bllokut në një takim të mërkurën.

Lista do të finalizohet në kohë për një takim të liderëve evropianë që fillon të enjten vonë.

“Tani që kemi mbledhur provat tona të mjaftueshme, puna po vazhdon në Këshillin Europian në funksion të një reagimi të qartë, të shpejtë dhe të vendosur të BE-së”, tha Nabila Massrali, një zëdhënëse e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Të hënën, Borrell tha se provat ishin ende duke u mbledhur për përdorimin e supozuar nga Rusia të dronëve iranianë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!