BE dhe SHBA gati për të reduktuar fitimet e Moskës nga eksporti i energjisë

schedule14:01 - 27 Qershor, 2022

schedule 14:01 - 27 Qershor, 2022

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe shefja e BE-së Ursula von der Leyen kanë akuzuar Rusinë se po vazhdon të përdor gazin natyror si një armë politike dhe ekonomike, duke përmendur ndërprerjen e furnizimit me gaz për disa anëtarë të BE-së, sipas BBC.

Sipas tyre, veprimet e Rusisë vetëm kishin nënvizuar nevojën që BE-ja t’i jepte fund varësisë së gazit rus dhe më tej i motivoi të gjitha palët që të gjenin mënyra për të reduktuar “të ardhurat që rrjedhin nga eskportet e Rusisë – e cila po financon “luftën e paprovokuar në Ukrainë”.

“Këto veprime janë hapa të rëndësishëm, të nevojshëm dhe të menjëhershëm që ne mund të ndërmarrim, por ne gjithashtu e kuptojmë se sfida është e madhe”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!