BE dhe dhjetëra vende të tjera i këkrojnë Rusisë të tërhiqet nga Zhaporizhzhia

schedule22:50 - 14 Gusht, 2022

schedule 22:50 - 14 Gusht, 2022

Dhjetëra vende si dhe BE-ja kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse nga centrali bërthamor i pushtuar në Zhaporizhzhia, Ukrainë.

“Stacionimi i personelit ushtarak dhe armëve ruse në objektin bërthamor është i papranueshëm”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga SHBA, Britania, Kanadaja, Australia, Japonia dhe Zelanda e Re mes 41 vendeve.

“Dislokimi i personelit ushtarak dhe armatimit rus në objektin bërthamor është i papranueshëm dhe shpërfill sigurinë dhe parimet që të gjithë anëtarët e IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) janë zotuar t’i respektojnë”, tha grupi në një deklaratë. /abcnews.al