Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE dënon sulmin e Berishës/ Kos: Deklaratat ndaj ambasadorit, të papranueshme! Rama: Kërkoj falje për mënyrën si u keqpërdor projektligji

schedule19:15 - 6 Nëntor, 2025

schedule 19:15 - 6 Nëntor, 2025

Bashkimi Europian i jep dritën jeshile miratimit të ligjit për barazinë gjinore në Shqipëri.

Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos ka bërë të qartë se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë kushte të Brukselit që Shqipëria të anëtarësohet në Union

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE.”, thotë Marta Kos.

Kos ka dënuar sulmin e Sali Berishës në Kuvend për orientimin seksual të ambasadorit të BE, Silvio Gonzato. Ajo sqaron se ambasadori kërkesën për ligjin nuk e ka personale, por urdhër nga Brukseli.

“Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të BE në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm.”, thotë ajo.

Pas Marta Kos, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Shkruan se ligji për barazine gjinore po keqpërdoret nga opozita, por në vend të Berishës po e kërkon ai ndjesën ndaj ambasadorit te BE.

“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese me të cilën një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të padenjë.”, shprehet Rama.

Ndërkohë në seancën e Kuvendit, PS kërkoi përjashtimin me 30 ditë të Sali Berishës për shkak të deklaratës nga Gonzatos, por doktori zakonisht nuk tërhiqet nga akuzat, sidomos kur i bën ndaj ambasadorëve.

“Unë nuk fyeva kënd, thashë atë që mendoja sic do them gjithmonë atë që mendoj. Marta Kos thotë është kërkesë e BE, plotësisht dakord, por me gjeni ju direktiven e BE për barazine gjinore”, thotë Berisha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!