BE dënon kërcënimet e Kremlinit ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

schedule20:37 - 23 Mars, 2023

schedule 20:37 - 23 Mars, 2023

Bashkimi Evropian ka dënuar kërcënimet e Moskës kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) pas lëshimit të një urdhër-arresti për krime lufte ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dënoi gjithashtu edhe masat e shpallura nga Rusia kundër prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe gjykatësve që lëshuan urdhrin e arrestit.

“Bashkimi Evropian dënon kërcënimin e paligjshëm nga një përfaqësues i rangut të lartë rus për të përdorur forcën kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) dhe vendit pritës të saj, Holandës. BE gjithashtu dënon masat e shpallura nga Rusia kundër prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe gjyqtarëve të përfshirë në lëshimin e urdhër-arrestit kundër përfaqësuesve rusë”, tha në një deklaratë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Duke riafirmuar mbështetjen e plotë të BE-së për gjykatën Borell tha se çdo masë hakmarrëse ndaj atyre që janë përfshirë në hetimet e gjykatës janë të papranueshme. Ai nënvizoi se ICC duhet të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.

“BE mbetet e angazhuar për të mbrojtur gjykatën nga çdo ndërhyrje e jashtme që synon të pengojë rrjedhën e drejtësisë dhe të minojë sistemin ndërkombëtar të drejtësisë penale,” tha ai./abcnews.al