BE: Britania e madhe ka 10 ditë kohë për marrëveshjen e divorcit

schedule14:11 - 25 Nëntor, 2017

schedule 14:11 - 25 Nëntor, 2017

Presidenti i Këshillit Europian pas takimit në Bruksel me Kryeministren e Britanisë së Madhe, i ka ofruar një afat dhjetë ditorë për t’u akorduar me kërkesat e BE-së në lidhje me marrëveshjen e divorcit pra Brexit-in.

Pas një ore takim në Bruksel me Kryeministren Britanike Theresa May, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk i ka ofurar asaj një afat dhjetë ditorë qe për tu dakordësuar me kërkesat e BE-së për marrëveshjen e Brexit dhe çështjen e Irlandës.

Tusk, deklaroi se nuk do të lejonte vazhdimin e negociatave tek çështjet kryesore ekonomia dhe faza tranzitore e daljes nga unioni, nëse nuk plotësohen afatet. Ai vijoi, pritet progres  në samitin e Këshillit Europian gjatë muajt dhjetor, por sidoqoftë kemi sfida përpara.

Nga ana tjetër, Kryeministrja Britaike mësohet t’i ketë pranuar kushtet dhe afatet e vendosura nga BE dhe deklaroi se po diskutojmë për shumë cështje që duhet zgjidhur, por atmosfera është pozitive dhe besoj se bisedimiet do vazhdojnë përpara.

Burime nga BE theksojnë se Kryeministrja May, do të kthehet në Bruksel në 4 dhjetor për një drekë me Presidentin e BE-së Jaean Claude Juncker, e cila do jetë e përqendruar tek Brexit dhe e ardhmja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!