BE blen 15.5 euro një dozë të vaksinës Pfizer

schedule13:02 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 13:02 - 21 Dhjetor, 2020

Bashkimi Europian ka rënë dakord të paguajë 15.50 euro për dozë për vaksinën e Pfizer-BioNTech, sipas një dokumenti të brendshëm të BE-së.

Çmimi, i cili është konfidencial dhe u negociua për një total prej 300 milionë doza, është pak më i ulët se 19.50 dollarë për dozë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë dakord të paguanin për një dërgesë të parë prej 100 milion doza të së njëjtës vaksinë.

Dokumenti i Bashkimit Europian i datës 18 nëntor po qarkullonte brenda pasi BE-ja njoftoi marrëveshjen e saj të furnizimit me Pfizer-BioNTech më 11 nëntor.

Rregullatori i ilaçeve i BE-së, pritet të vendosë të hënën për miratimin e vaksinës Pfizer, pasi autorizimit në disa vende, si në Britani dhe në SHBA.

Të enjten, sekretarja e shtetit belg për buxhetin, Eva De Bleeker, publikoi në Twitter një listë me çmimet që Belgjika do të paguante kompanitë farmaceutike për vaksinat e tyre të koronavirusit. Ajo e tërhoqi postimin menjëherë pas publikimit.

Në atë listë, vaksina Pfizer thuhej se Belgjika do të paguante 12 euro për dozë, duke bërë që shumë njerëz të besojnë se ky ishte çmimi i plotë i rënë dakord nga BE-ja.

“Është gjithmonë një çmim total dhe një çmim gjatë dorëzimit”,  tha për Reuters një zyrtar i BE-së i përfshirë në bisedime me prodhuesit e vaksinave kur u pyet për të sqaruar ndryshimin midis çmimeve të BE-së dhe Belgjikës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!