Agjencia e Mbrojtjes Civile e Gazës e kontrolluar nga Hamasi ka njoftuar se dhjetëra njerëz janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një strehë në një shkollë në qytetin e Gazës.
Ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur vendndodhjen e një qendre komanduese të Hamasit të vendosur në shkollë.
Sipas agjencisë së mbrojtjes civile të Gazës, sulmi në distriktin Daraj vrau të paktën 90 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.
Megjithatë BBC shkruan se nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë të pavarur shifrat.
“Numri i të vdekurve tani është midis 90 dhe 100 dhe ka dhjetëra të tjerë të plagosur”, tha zëdhënësi i agjencisë së Mbrojtjes Civile, Mahmud Bassal.
/abcnews.al/