BB: Shqipërisë do t’i duhen 35 vjet të arrijë mesataren e BE

schedule15:05 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 15:05 - 12 Dhjetor, 2017

Nëse Shqipëria do të vazhdojë me ritmet aktuale të rritjes ekonomike do t’i duhen 35 vjet të arrijë mesataren e Bashkimit Evropian. Përllogaritjen e bëri publike kryeekonomistja e Bankës Botërore sipas të Ballkanit Perendimor i duhet dyfishi i kësaj kohe për të arritur mesataren e Bashkimit evropian.

Ballkanit Perëndimor do t’i duhen 60 vjet për të kapur mesataren e Bashkimit Europian, por Shqipërisë nuk i duhet të presë kaq gjatë.

Është kryekonomistja e Bankës Botërore për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore që bën publike shifrat optimiste për vendin tonë.

“60 vjet është mesatarja e gjithë Ballkanit, ndërsa Shqipërisë do t’i duhen 35 vjet të arrijë mesataren e BE-së, nëse do të vazhdojë me ritmet aktuale të rritjes ekonomike. Nëse vendi do të rritet mbi 5%, atëhere do të duhen 25 vjet”.

Banka Botërore konstatonte në raportin e fundit “Ballkani Perëndimor: Rigjallërimi i motorit të rritjes dhe prosperitetit” se Ballkanin e ngadalëson Serbia, që për një dekadë ka pasur rritje zero.

Vostroknutova pohoi se rritja deri tani në Shqipëri ka qenë e orientuar nga konsumi. Por, në të ardhmen duhet të nxiten më së shumti  investimet rekomandoi ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!