BB për Shqipërinë : Rreth  181 mijë persona jetojnë me 3 dollarë në ditë 

schedule12:30 - 24 Tetor, 2017

schedule 12:30 - 24 Tetor, 2017

Shqiperia vijon te kryesoje ne rajon sa i perket varferise.
Rreth 20 mije e 300 persona jetojne me 1.9 USD dollare ne dite dhe mbi 181 mije ose 6.3% e popullise me tre dollare ne dite.
Banka Boterore ka vleresuar situaten ne vendin tone dhe te dhenat I ka publikuar ne raportin “Migration and Mobility”.
Ndersa numri I personave qe jetojne ne varferi ekstreme mbetet ne nivele te larta varferia e moderuar eshte edhe me e perhapur
Institucioni Financiar Nderkombetar perllogarit se 32.8% e popullsise ose rreth 1 milion persona nevojat jetesore I plotesojne me rreth 5 dollare ne dite.
Banka Boterore ve ne dukje se fenomeni ka pesuar renie ne shtresen e popullsise qe jetojne me 5 dollare ne dite, por nuk mund te thuhet e njejta gje per ata qe jetojne me me pak se kaq.
Shqiperia ka numer me te larte te popullsise qe jeton me rreth 5 dollare ne dite edhe se Serbia, Maqedonia e Bosnja.
Madje Kosova paraqitet me mire se Shqiperia pasi përqindja e popullsisë që jeton në varfëri ekstreme është më e ulët se vendin tone, vetëm 0.2% të totalit të popullsisë.
Nderkohe Banka Boterore thekson se rritja ekonomike e Shqipërisë u forcua në 3.4% në 2016 dhe parashikohet të jetë mesatarisht 3.5% gjatë vitit 2017-19 gje qe forcon shanset për uljen të varfërisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!